spot_img
spot_img
Sunday, March 15, 2026
spot_img
spot_img

Kompromiset e sotme të Kurtit, AFP: Kosova shtyn ligjin kontrovers, rrezikohej destabilizimi i marrëdhënieve

Qeveria e Kosovës ra dakord që të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb, që nuk kanë dokumente të Kosovës, dhe t’i njohë kartat e identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe, një ditë para fillimit të zbatimit të Ligjit për të huajt, si dhe të atij për automjete.

AFP ka raportuar lidhur me këtë vendim të Qeverisë, pas një takimi që zhvilluan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, sot në Prishtinë.

Në raportim theksohet edhe se, Ligji për të Huajt parashikonte që të gjithë shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë për arsye të ndryshme, nga punësimi deri te bashkimi familjar, do të duhet të marrin një leje qëndrimi, dhe se, i njëjti gjithashtu ndalon përdorimin e automjeteve me targa të huaja në rrugët e Kosovës për më shumë se tre muaj.

Më tej, shkruan se ‘‘ky hap rrezikonte të destabilizonte marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë fqinje, të cilat mbeten të brishta që nga lufta e viteve 1990, si dhe në veri të Kosovës, ku shumicën e përbëjnë serbët’’.

Pas një takimi të hershëm me përfaqësuesin e BE-së për negociatat Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, Kurti tha se qeveria e tij do t’u ofrojë punëtorëve dhe studentëve serbë “leje qëndrimi të përkohshme për 12 muaj me mundësi zgjatjeje.”

Duke theksuar se BE-ja “ka pasur diskutime intensive me qeverinë e Kosovës gjatë disa javëve të fundit” për këtë çështje, Sorensen tha se vendimi për shtyrjen e ligjit merret “që të mos pengohen ofrimi i shërbimeve shëndetësore dhe arsimore” në pjesët me shumicë serbe.

Përfaqësuesja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha në X  se ky hap ishte “një përparim i rëndësishëm për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë”.

Në raportim njoftohet edhe për reagimin e Petar Petkoviq, i cili ka thënë se “zgjidhja do të mundësojë funksionimin e qetë dhe normal të institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe në Kosovë.”

‘‘Serbia financon plotësisht një sistem paralel arsimor dhe shëndetësor, dhe shumë nga punonjësit e saj që posedojnë dokumente identiteti serbe nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ligji, i cili fillimisht pritej të hynte në fuqi të hënën, do të prekë shtetasit serbë si dhe serbët etnikë në Kosovë që përfitojnë nga këto shërbime. Kurti gjithashtu njoftoi një lehtësim tjetër për serbët etnikë, duke premtuar se procedura për marrjen e kartës së identitetit të Kosovës do të thjeshtohet’’, thuhet në raportim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit