spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’

Kompanisë “Taunita” Sh.P.K. i janë gjetur mbi 600 kg mish peshku të infektuar me krimba.

Veriu.info ka siguruar procesverbalin e inspektimit, të kompanisë “Taunita” nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, raportimin e testimit, dhe vendimin e agjencisë me të cilin urdhërohet kompania të ndaloj shitjen e kësaj sasie të peshkut të ngrirë ‘Merluc’.

Në vendimin e nxjerrë nga AUV më datë 11.03.2024 për kompaninë “Taunita” Sh.P.K., thuhet se sasia e produktit të peshkut prej 618 kg subjekti është i obliguar ta kthej në vendin e origjinës apo të bëjë kërkesë Brenda afatit prej 60 ditësh për asgjësim të tij.

Në arsyetim të vendimit të AUV që është marrë nga inspektorët Kreshnik Paçarizi dhe Qenan Maxhuni, tregohet se analiza e peshkut për prezencë të parazitit ‘Anisakis’ është bërë pas ankesës së një konsumatori nga regjioni i Pejës, raporton Veriu.info.

Sipas vendimit të AUV, pas raporteve të testimit është konstatuar se peshku Hake Merluc Hubbesi i ngrirë HGT 100/200 g. është i infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’.

Ndryshe, “Taunita” Sh.P.K. me pronar Armend Beqa, ka edhe tetë (8) njësi të kompanisë, të cilat funksionojnë si: Shitorja E Peshqve, Nj. Nr. 2 Shitorja E Peshqeve, Taunita Fish, Njësia Nr.3 Depo, Njesia TAUNITA, Njësia Nr.6 Taunita, Njësia Nr.7 Taunita, Njësia nr 8 Taunita.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit