Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” Sh.A. ka reaguar pas vrasjes së punëtorit të saj, Faruk Isufajt nga Klina.
Në reagim, kompania e përshkruan Isufajn si një punëtor të devotshëm dhe përkushtues, duke shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve.
“Puna dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë të paharruara. U prehtë në paqe”, thuhet në deklaratë.









