Një studim i fundit i udhëhequr nga Dana-Farber Cancer Institute tregon se trajtimi me kombinim të kimioterapisë dhe imunoterapisë para operacionit ndihmon në zvogëlimin e tumorëve tek pacientët me kancer të mushkërive jo me qeliza të vogla, stad III.
Në studimin, i cili përfshiu 112 pacientë në SHBA dhe Itali dhe u botua në JAMA Oncology, u zbulua se 75% e pacientëve arritën të operoheshin pas këtij trajtimi, ndërsa një në tre pacientë përjetuan pastrim të plotë të tumorit.
Pacientët me nivele të larta të PD-L1 në tumorët e tyre shfaqën përgjigje më të mirë dhe mbijetesë më të gjatë pa përparim të sëmundjes. Megjithatë, ata me mutacione të caktuara genetike (KRAS të kombinuara me STK11 apo KEAP1) nuk përfituan nga terapia.
Autorët theksojnë se këto rezultate hapin rrugë për një qasje të re në trajtimin e kancerit agresiv të mushkërive, duke theksuar nevojën për studime të mëtejshme për të përcaktuar grupet që përfitojnë më shumë.







