Komandanti i Policisë në Gjakovë i reagon Qumilit: Nuk identifikohem si katolik, jam shqiptar

Humoristi Sevdai Radogoshi, i njohur më shumë si Qumili, ka komentuar raportin e raportuar se ai e kishte rrahur motrën e tij.

Duke folur për këtë në Canape në T7, ai në një rast iu referua komandantit të Policisë së Gjakovës, pa ia përmendur emrin, për të aluduar se rasti ishte trajtuar me tendencë.

Kristë Gjokaj, ish-komandat i Policisë në Gjakovë, reagoi në një postim në Facebook.

“Sevdai koke korit qtu pak! Komandanti nuk identifikohet me Katolik e Musliman. Une jam bash Shqiptar me fis Merturi sikur qe jeni edhe ju! Megjithate “Faleminderit shume”!”, shkroi ai, duke publikuar një fotografi me humoristin.

Qumili, i pyetur për atë rast, ka thënë: “Kjo ka vjet shumë dhe s’kam pasë qejf kurrë nëpër intervista me ma përmend, sepse a di qysh është kjo? Me pështy përpjetë, të bjen në fytyrë. Ajo është anëtare e familjes, jeton në shtëpinë time. Unë ia kam lëshu shtëpinë”.

Ai tha se motra e tij është “paciente e neuropsikiatrisë” dhe se rastin “ma shumë e kanë bë gjykatësi dhe prokurori”.

“Shkurt, një nënë që e çon djalin në polici, thotë ‘hajde se kam dhunë prej dajlit’ dhe policia e merr djalin e mban 48 orë, shkoj unë e nxjerri. A ka djalë që e lajmëron djalin në Polici, ‘po më dhunon, po pi drogë dhe po më shti me u falë’. Komandanti i policisë katolik: ‘mshelni’. Besoj që u kuptuam”, tha ai ndër tjerash.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit