spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë me potencial për shpërthime të tensioneve të reja

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë, por njëkohësisht e brishtë, me rrezik për shpërthime të tensioneve të reja.


Ulutashi ka përmendur disa nga arsyet pse situata në Kosovë ka potencial për shpërthim të tensioneve, ndër të tjera ai përmend retorikën herë pas here të papërgjegjshme dhe përdorimin e vazhdueshëm të dezinformimit.

“Në përgjithësi, situata e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë, por në të njëjtën kohë e brishtë, me potencial për shpërthime të tensioneve të reja. Arsyet për këtë janë të shumta, duke përfshirë çështjet e pazgjidhura, retorikën herë pas here të papërgjegjshme dhe përdorimin e vazhdueshëm të dezinformimit. Mbi të gjitha, ekzistojnë sfida që lidhen me përparimin e procesit të normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, të cilin NATO-ja e mbështet plotësisht. Ky është një kuadër në të cilin çështjet e hapura mund të zgjidhen dhe të gjenden zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve, gjë që është thelbësore për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, deklaroi Ulutashi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit