spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Komandanti i FSK-së takon homologun nga Lituania, flasin për situatën e sigurisë

Me nderime të larta ushtarake, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari ka pritur në takim shefin e Mbrojtjes së Lituanisë, Raimundas Vaikshnoras, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

FSK-ja ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi, janë shkëmbyer pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, në përballimin e sfidave të sigurisë në kontinentin evropian.

“Gjithashtu, të dy gjeneralët theksuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale dhe vlerësuan lartë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy institucioneve të mbrojtjes”, thotë FSK-ja.


Bëhet e ditur se në përfundim të takimit, u theksua domosdoshmëria e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme ushtarak, derisa është rikonfirmuar përkushtimi i FSK-së për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

“Po ashtu, u nënvizua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve, në veçanti të Republikës së Lituanisë, në proceset e zhvillimit, profesionalizimit dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale të FSK-së”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit