Kokaj i VV-së: S’e kam menduar që në Parlament dikush e shan tjetrin me nënë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvenosje, Jahja Kokaj ka deklaruar se nuk e ka menduar që dikush në parlament mund të shahet ose të rrahet me grushta.

Kokaj ka thënë se për të këto gjëra janë irrituese dhe prandaj sipas tij e ka parë të arsyeshme të largohet në mënyrë vullnetare.

“Unë s’e kam menduar se në Parlament që dikush e shan tjetrin me nënë, kam dëgjuar edhe fjalë të këtilla në parlament që unë isha shumë i irrituar.

Se kam menduar se ngritet dikush e fillon me grushta ato gjëra janë shumë irrituese dhe në atë ambient njeriu duhet të marrë masat adekuate që të largohet prej momenteve të caktuara se e dini kur fjalosen dy persona edhe nëse fare nuk je fajtor të dy duhet ta ndajnë fajin prandaj konsiderova se që të largohem në mënyrë vullnetare por që jam i hapur për të kontribuar për kombin dhe interesin kombëtar”, është shprehur ai në emisionin “Ditari”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit