spot_img
spot_img
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

Koha kur Kurti thoshte se Qeveria duhet të krijohet nga ata që e bëjnë shumicën e jo nga fituesi i zgjedhjeve

Lëvizja Vetëvendosje i hyri garës së 9 shkurtit me synimin për të marrë 500 mijë vota për të qenë në gjendje që formojë qeverinë pa koalicion.

Rezultati final i zgjedhjeve nuk dihet ende, por ajo që dihet me siguri është që Vetëvendosje dhe partnerët e saj të koalicionit, Guxo e Alternativa, nuk do të kenë deputetët e mjaftueshëm për votimin e qeverisë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në përditësimin e saj të fundit dje të rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka 40.83 % e që me numër të deputetëve përkthehet me 47 deputetë.

Ndërkaq, tri partitë opozitare shqiptare, PDK, LDK dhe koalicioni AAK-Nisma bashkë kanë 47.21% të votave të numëruara deri më tani apo 53 deputetë.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në vitin 2014 kishte qenë i zëshëm në shpjegimin se kush del i pari jo medoemos është fitues në një republikë parlamentare.

Ai thoshte shumica është vendimmarrja dhe se logjika e të parit në garë është monarkiste.

“Pra, ata e mendojnë garën zgjedhore si një garë automobilistike – kush doli i pari me marrë kupën. Por, Republika nuk është garë automobilistike, zgjedhjet demokratike në Republikë është kush e formon shumicën e tërësisë. Tërësia është çështja e shumica është vendimmarrja. Pra, jo kush është i pari në garë, por kush e formon shumicën.

Ka pafund raste në shtete tjera anembanë botës ku partia e parë s’arrin ta krijojë shumicën dhe kot është e para se Republika e tillë është, republikë parlamentare e demokratike. Kjo logjika i pari në garë në fakt është realiste, monarkiste, i pari është mbreti e kur vdes ai janë pasardhësit”, kishte thënë Kurti.

Megjithatë, kjo deklaratë nuk përputhet aq me atë që e bëri të dielën mbrëma kur rezultatet preliminare nxorën të parën Vetëvendosjen.

Kurti është shprehur i bindur se do të formojë Qeverinë Kurti III.

“Zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe të ndershme. Falënderoj të gjithë votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, të koalicionit tonë fitues me partinë Guxo dhe me partinë Alternativa. Pra jemi të parët dhe ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë e të mbarë, demokratike e progresiste. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re pra Kurti 3 dhe në këtë mënyrë ne do të vazhdojmë edhe ato punët që i kemi nisur por edhe shumë të tjera të reja”, ka deklaruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit