spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Koha ballkanike tani është e shqiptarëve!

  • Shkruan Spartak Ngjela

Parisi po i kërkon Ramës të krijojë një epokë të re islame në Shqipëri, në mënyrë që të gjendet një arsye për të mos e pranuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Por kot lodhet Parisi e Rama gjithashtu.

Karakteri evropian i shqiptarëve vjen nga shekujt.

Asnjëra nga fetë në Shqipëri nuk e ka dëmtuar e nuk e dëmton dot karakterin evropian të shqiptarëve në kulturë.

Dhe shumë është lodhur edhe Beogradi për të dëmtuar imazhin perëndimor të qytetërimit në Shqipëri.

Asgjë nuk bëri dot; edhe pse pagoi shumë për këtë gjëndje të imponimit të orientalizmit fetar në Shqipëri.

Por dështoi.

Shqiptarët i merrnin paratë që Beogradi paguante; dhe qeshnin me ta.

Dhe tani po kuptohet që Beogradi është tërhequr, sepse mënyrën artificiale të një imponimi oriental fetar në Shqipëri, e kuptuan që ajo qëndronte jashtë natyrës së shqiptarisë.

Dhe tani gjithçka po ecën në suazën e shqiptarisë në shkencë, në letërsi, në histori dhe në artin shqiptar.

Dhe dihet se dështimi gjithmonë është i hidhur, kur ajo që ti ke kërkuar ta arrish ka qenë më shumë iluzion për shqiptarët e Shqipërisë, të cilët gjithmonë kanë ecur me idenë e ndritur të Rilindjes Kombëtare të Shqipërisë:

Feja e shqiptarit është shqiptaria.

Dhe këtu, sigurisht që i vendoset fjala The End të gjithë marramendjes serbe të Beogradit fetar dhe politik; të organizuar në vakum kundër shqiptarisë në 30 vitet e fundit; njëlloj si edhe gjatë njëqind viteve më parë e në vijim, deri më sot.

Forca e shqiptarisë vjen nga forca e maleve të saj; të cilën e provuan me radhë të gjitha ato forca të huaja që kërkuan të zhduknin shqiptarinë – nga romakët te grekët dhe nga grekët te bullgarët e serbët gjithashtu, në historinë heroike të Ilirisë, Arbërisë dhe Shqipërisë, deri në ditët e sotme, e cila është realisht koha e Arbërisë moderne me të dy shtetet e saj:

Shqipëri dhe Kosovë.

Prandaj…

Kjo kohë ballkanike tani është e shqiptarëve; dhe kush nuk e di – ta mësojë, ta kuptojë në thellësi historike, dhe të mos lodhet kot.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit