Avokati Arianit Koci ka krahasuar vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan me atë të George Floyd në Amerikë.
Ai thotë se pas vdekjes së Flyod në duart e policisë, krejt Amerika është çuar në këmbë, ndërsa në Kosovë ka veç statuse prej shtëpisë.
“Vdes George Floyd – në duart e policisë – krejt Amerika çohet n’këmbë. Protesta, rrëmujë, presion. Shteti dridhet. Aq masive dhe të tensionuara kanë qenë protestat pas vrasjes së George Floyd, sa që Presidenti amerikan u detyru me u futë në bunker. Te na, vdes një djalë 27-vjeçar – në duart e policisë. Reagimi? Disa statuse prej shtëpisë”.
Për më tepër, Kuvendi – dështon me u formu për herë të 43-të, thotë Koci.
“Shteti – në bllokadë. Populli – në gjumë. E vërteta është e thjeshtë: një popull si ky i yni, nuk e kundërshton autoritetin – edhe kur ai është i padrejtë, ose i rrezikshëm. Prandaj, nuk po e kuptoj, pse hala po çuditemi që jemi shteti ma i varfër, e ma i paorganizum n’Evropë?! Tani, a po e dini pse pushtuesit na kanë mbajtë me shekuj nën këmbë? Se shumë shpesh, s’kemi pasë guxim me u çu, me protestu – as kur duhet, as për atë që duhet”, shkruan më tej.






