spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Koci aplikon në librin Guinness për ta futur Kosovën aty me 48 dështimet në konstituimin e kuvendit

Avokati Arianit Koci ka thënë se ka aplikuar në librin e rekordeve Guinness për dështimet në konstituimin e kuvendit.

“Aplikova në Librin e Rekordeve Guinness. Si qytetar i Kosovës – e paraqita rastin absurd që po ndodh në vendin tim: 48 herë rresht ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Po, dyzet e tetë tentime – dhe ende pa Kuvend funksional. Turp, turp, turp!”Ai ka thënë se kjo nuk ka ndodhur askund në botë.“Sipas meje, kjo nuk ka ndodhur askund në botë – as në vendet me krizë të thellë institucionale.

Madje, as në shtetet me përçarje etnike, sektare apo politike. Vetëm te ne – në një shtet që vetëquhet demokratik. Ky veprim është në vazhdën e protestës sime qytetare, që kam nisur para Kuvendit.

Bllokimi i institucioneve tani është çështje e rendit demokratik, e të drejtave të qytetarëve dhe e funksionimit të shtetit.

Nëse Guinness e pranon, të paktën ta dimë që jemi “të parët në botë” për diçka – për një rekord turpi! P.S. Të hënën do ta vazhdoj protestën para Kuvendit. Natyrisht, do të jetë protestë interesante.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit