Avokati, Arianit Koci, ka reaguar në lidhje me ngërçin institucional në vend.
Koci tha se ‘në asnjë shtet demokratik në boté, në Lindjen e Mesme, nuk ekziston rast që Kuvendi të mos konstituohet edhe pas 48 tentativave’.
Ai tha se ky nuk është bllokim është sabotim i qëllimshëm.
Koci njoftoi se të hënen e vazhdon protestën para Kuvendit.
Reagimi i plotë:
48 herë rresht – dështim për ta formuar Kuvendin.
Në asnjë shtet demokratik në boté, në Lindjen e Mesme, nuk ekziston rast që Kuvendi të mos konstituohet edhe pas 48 tentativave.Iraku, me përçarje sektare ekstreme – Kuvendi u zvarrit, por u konstituua pas 9 tentativash, në vitin 2022.
Libani, me bllokadë totale institucionale – ka dështuar mbi 20 herë për të zgjedhur president, por Kuvendi ka funksionuar gjithmonë.Izraeli, me pesë zgjedhje për 3 vite – Kuvendi (Knesset) konstituohet menjëherë pas certifikimit të rezultateve.
Belgjika, me rekordin botëror për mungesë të qeverisë (589 ditë), por Kuvendi ka funksionuar pa ndërprerje.Dështimet që ndodhin zakonisht janë për zgjedhjen e qeverisë, presidentit ose kryeministrit – jo për konstituimin e vetë Kuvendit.
Ky nuk është më bllokim – është sabotim i qëllimshëm. Shkatërrim me vetëdije i institucionit më të lartë që përfaqëson popullin.Shkatërrim i shtetit, për interesa personale dhe partiake.
Fatkeqësisht, me mosveprim, me mosreagim, bashkëfajtor, tani pas 48 herëve, jemi edhe ne, populli.Prandaj, une të hënën në ora 11:00, e vazhdoj protestën para Kuvendit.









