spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Koalicionet e dashurisë lokale dhe urrejtjes kombëtare

  • Shkruan: Nehat SHAQIRI

Në politikën tonë, dashuria dhe urrejtja kanë një kufi shumë të hollë — zakonisht kufiri kalon diku mes komunës dhe qeverisë.

Nëpër komuna, partitë tona politike janë bërë më të afërta se krushqit në dasmë. Ulen bashkë, buzëqeshin, ndajnë karriget si tortën e ditëlindjes dhe premtojnë “bashkëpunim për të mirën e qytetarëve”. Por, mjafton të kthehesh në Prishtinë, dhe ata të njëjtit “miq” kthehen në gladiatorë që përplasen me akuza për tradhti, korrupsion e madje “shitje të interesit kombëtar”.

Në mëngjes mund t’i shohësh duke përuruar ndonjë rrugë të re, duke pre bashkë shiritin me gërshërë në dorë e me buzëqeshje deri në vesh. Në mbrëmje, në televizione, po të njëjtët njerëz “zbulojnë” njëri-tjetrin si “armikë të popullit”.

Në komuna janë si vëllezër që ndajnë një byrek, ndërsa në qeveri sillen si rivalë që s’pranojnë as të ndajnë ajrin.

Duket se koalicionet lokale janë si martesat me interes; për aq kohë sa ka poste, projekte e tenderë, dashuria lulëzon.

Por sapo fillon sezoni i zgjedhjeve, gjithçka ndryshon, atëherë fillojnë këngët e njohura: “ai është me Serbinë”, “ai më tradhtoi”, “ajo na la në baltë”, “kush është me ta, s’është me ne!”.

Në fund, qytetari i thjeshtë mbetet duke pyetur veten: “Si është e mundur që ata që s’merren vesh për kafen në Kuvend, arrijnë të ndajnë pushtetin nëpër komuna kaq paqësisht?”

Ndoshta përgjigjja është e thjeshtë: në politikë, “armiqtë” janë për televizor, ndërsa “miqtë” janë për buxhetin lokal.

Shënim i redaksisë:

Ky shkrim është një ironi satirike mbi qëndrimet dhe sjelljet e partive politike në Kosovë, të cilat shpesh bashkëpunojnë në nivel lokal, ndërsa përplasen në atë qendror.

Autori është kryeredaktor në portalin GazetaKosova.net.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit