Klubi ngrit në qiell asistimin e Milot Avdylit: Tani e dimë se nga kush po inspirohet Lamine Yamal

Ish-kapiteni i Kosovës U21 Milot Avdyli ishte ndër protagonistët kryesorë në fitoren e fundit të Celjes.

Avdyli këtë edicion ka qenë mahnitës në Superligën e Sllovenisë me Celjen që po shkon me hapa të mëdhenj drejt titullit kampion, por në xhiron e fundit la mbresa edhe më të mëdha.

Me një asistim në stilin e Quaresmas me të jashtmen, Avdyli asistoi te goli i dytë i Celjes, ku të gjithë tifozët mbetën të shtangur me atë lëvizje.

E tani, edhe Celje e ka shpërndarë në rrjetet sociale, duke shkruar se nga Avdyli po merr inspirime edhe Lamine Yamal (kuptohet në formë shakaje).

“Tani e dimë se nga kush po inspirohet Lamine Yamal kur i shikon momentet më të mira”, shkroi skuadra sllovene.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit