spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Klubi kroat shkëput kontratën me portierin serb për shkak të ndjekjeve të faqeve çetnike në rrjete sociale

Klubi kroat HNK Vukovar 1991 ka njoftuar të mërkurën ndërprerjen e menjëhershme të kontratës me portierin e ri Srdan Nedic (18 vjeç), pas zbulimit se ai kishte ndjekur në Instagram një faqe me përmbajtje nacionaliste dhe përkrahje të ideologjisë çetnike.

Bëhet fjalë për profilin “Chetnici 1941”, i cili njihet për shpërndarjen e mesazheve si “Kosova është Serbi” dhe glorifikimin e figurave historike si Draža Mihajlović, lideri i lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në komunikatën zyrtare, klubi thekson se veprimi i portierit është në kundërshtim me vlerat e klubit, duke shtuar se “sjellje të tilla janë të papranueshme” dhe se Vukovari si qytet ka një histori të ndjeshme përballë simboleve të tilla.

Nedic pritej të bënte debutimin e tij të parë për ekipin të premten kundër Dinamo Zagreb, për shkak të mungesës së portierit të parë, Antonio Dakovic, i cili është i lënduar. Megjithatë, pas këtij rasti, ai nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit