Klodian Mihaj dhe Elijona janë bërë kryefjalë që nga dita e djeshme, pas një deklarate të këngëtarit Labinot Rexha.
Rexha ka hedhur akuza të rënda ndaj Klodian Mihajt, duke pretenduar se ai e ka tradhtuar të dashurën e tij, Elijonën.
Ndërkohë, prej disa ditësh Klodi është “zhdukur” nga rrjetet sociale, duke tërhequr edhe më shumë vëmendjen e publikut.
Megjithatë, një detaj që është vërejtur në Instagramin e Elijonës është se ajo ende i mban fotografitë me Klodin në profilin e saj.
Kjo ka nxitur edhe dyshime se “zhdukja” e Klodit nga rrjetet sociale mund të ketë qenë një mënyrë për të tërhequr vëmendje.
Se si do të rrjedhin gjërat mbetet të shihet në ditët në vazhdim, ndërsa deklarata e Labinot Rexhës ka trazuar ujërat mbrëmë.









