Klinë: Një person pa shenja jete, ende nuk dihet çfarë ndodhi

Një person ka humbur jetën këtë të diel në Klinë, në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se fillimisht autoritetet janë njoftuar për një zjarr në atë zonë.

“Në vendin e ngjarjes, policia ka vërejtur një person të shtrirë në tokë, me lëndime trupore”, tha Gashi.

Sipas tij, viktima është dërguar fillimisht në qendrën e mjekësisë familjare dhe më pas është transferuar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Aktualisht, nuk është konfirmuar nëse vdekja ka ardhur si pasojë e zjarrit, apo për ndonjë shkak tjetër. Njësitet kompetente janë duke hetuar rrethanat e plota të rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit