spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Klinaku ia dorëzon Gërvallës “betimin simbolik” për të mbrojtur interesat e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Faton Klinaku i OVL-UÇK-së ia ka dorëzuar një betim simbolik të deputetes Donika Gërvallës para se të hynte në seancën konstituive të Kuvendit me kërkesën që të mbrojë interesat e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Si veteranë të luftës e kemi një kërkesë si votues të secilit subjekt që të bëni diçka në drejtim të Gjykatës Speciale sepse edhe Amerika po thotë që atje po abuzohet me të drejtat e njeriut dhe keni për obligim t’i mbroni interesat e secilit qytetar të Kosovës dhe konsiderojmë që edhe ata janë qytetarë të Kosovës”, i tha Klinaku Gërvallës.

Deputetja e zgjedhur nuk komentoi përveçse e falënderoi Klinakun dhe i kërkoi t’ia jepte këtë dokument.

Edhe deputetëve të tjerë të zgjedhur i është dhënë ky betim simbolik me të njëjtën kërkesë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit