Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i ka reaguar kryedplomates Donika Gërvalla, e cila në Këshill të Sigurimit e ka quajtur Oliver Ivanoviçin serb të ndershëm.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk mund të quhet serb i ndershëm një njeri që ka kryer krime kundër shqiptarëve.
Sipas tij, është mjerim kush po e përfaqëson Kosovën në Këshill të Sigurimit të OKB-së.
“Gjuriç dhe Radojiçiç, vrasësit, ishin aleatë në shtypjen e qytetarëve serbë të ndershëm që dëshironin vetëm jetë normale. Gjuriç ishte kryesori kur Radojiçiq u angazhua në vrasjen e politikanit më të shquar serb, Oliver Ivanoviç, që u vra para derës së tij”, tha Gërvalla. P.S Mjerim kush e përfaqëson Kosovën në KS të OKB-së. Me e quajt serb të ndershëm një kriminel që ka vrarë dhe dëbuar shqiptarët nga veriu i Mitrovicës”, ka shkruar Klinaku.










