spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Klinaku e kritikon OVL-UÇK-në: Kur isha në krye të organizatës Trendafilova nuk e tregonte vendin e konferencës

Ish-udhëheqësi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, e ka kritikuar udhëheqjen aktuale të kësaj organizate.

Ai ka bërë me dije se në kohen kur ka qenë në krye të kësaj organizate, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, nuk e tregonte vendim se ku do të mbante konferencën për media.

Sipas tij, veprimet e kësaj organizate e detyronin Trendafiloven t`i anulonte takimet.

“Kur kam qenë në krye të OVLUÇK- së, kryetarja e Gj.S. Ekaterina Trendafilova nuk e tregonte vendin se ku e mban konferencën për media. Me shumë mund ia zbuloja vendin, me qëllim që (me të tjerët) ta pengojmë duke i protestuar. Kur nuk mbanim protestë, sepse na hetonin organizimin, ajo e anulonte takimin. E tash, vendi se ku dhe kur vjen po dihet publikisht, por meqenëse nuk jam në OVLUÇK, po e respektoj vehten siç e thot në këtë këngë”, ka shkruar Klinaku në profilin e tij.

Trendafilova do të mbajë sot një konferencë për media në Prishtinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit