spot_img
spot_img
Wednesday, March 11, 2026
spot_img
spot_img

Kimete Berisha: Kleopatrën e shkatërruan emocionet…

(Flasin ata që janë të lënduar.)

  1. Komplimentet gjigante
    Mua më vjen shumë keq që Vjosa Osmani ka besuar se është “Presidentja më e mirë e shekullit XXI”, pa e filluar mirë mandatin.
    Sepse lakmia të bën të harrosh se çdo kompliment është i përkohshëm.
    Dhe ai që ta jep komplimentin gjigant – kur ta merr mbrapsht – të dhemb shumë.
  2. Buda: mësimet e harruara
    Buda e dinte më së miri se çfarë dëmi mund të bëjnë emocionet.
    Për fat të keq, gjithmonë pëson ai që beson.
    Varësia.
    Dëshira.
    Injoranca.
    Varësia emocionale është rrënja e të gjitha vuajtjeve.
    Dëshira e madhe sjell frikë.
    Injorimi i realitetit është shkaktar fundamental i përpëlitjes.
    Këtu mbaron Buda.
    Këtu vazhdon politika e emocioneve.
  3. Kur fillon të tregohet historia
    Në çdo prishje ndodh e njëjta gjë.
    Njëri fillon të tregojë historinë.
    Tjetri hesht.
    Njëri kujton të kaluarën.
    Tjetri sillet sikur ajo nuk ka ekzistuar fare.
    Kjo është ajo që po ndodh tani mes Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
  4. Politika e nostalgjisë
    Në vend të gjuhës së zakonshme institucionale – dallime politike, interpretime kushtetuese, mospajtime strategjike – Presidentja kujton diçka tjetër:
    biseda private.
    Kujton komplimente personale.
    Kujton periudhën kur ata përshkruheshin si “binom”.
    Kjo është një gjuhë nostalgjike, që zakonisht përdoret kur një marrëdhënie nuk është prishur vetëm politikisht.
    Sepse institucionet nuk kanë kujtime.
    Njerëzit kanë.
    Gjuha e saj emocionale ose biografike:
    Zbulon biseda private politike.
    Përdor komplimente si argument politik.
    E kthen konfliktin institucional në dramë sentimentale.
    Sugjeron se ndarja është gabim.
    Krijon nostalgji te votuesit.
    E hap luftën e rrëfimeve.
    Tregon dobësi strategjike.
  5. Binomi i ndryshimit
    Marrëdhënia mes tyre u ndërtua në një moment të veçantë politik: kur kishin armikun e përbashkët.
    Kështu u krijua “binomi i ndryshimit”.
    Por binomet politike zakonisht zgjasin vetëm derisa të arrihet qëllimi i përbashkët.
    Kur ai qëllim arrihet – në këtë rast pushteti – marrëdhënia fillon të ndryshojë.
  6. Beteja për historinë
    Dhe atëherë lind pyetja: pse njëra palë fillon të flasë kaq shumë për të kaluarën?
    Sepse kur një marrëdhënie mbaron, fillon menjëherë një tjetër betejë:
    beteja për të shkruar historinë.
    Duke treguar publikisht çfarë ka ndodhur, ajo përpiqet të kuptojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
    Pra, nuk e ka të qartë të vërtetën.
    Dhe mund të mos e kuptojë kurrë.
  7. Heshtja si formë pushteti
    Kur fillon të tregosh biseda private, zakonisht do të thotë se beteja politike tashmë është humbur.
    Kush flet më shumë është zakonisht më i prekur.
    Heshtja është një formë pushteti.
    Ai që hesht nuk e komenton ndarjen.
    Lë paqartësi.
    Duket serioz. I matur. Joemocional.
    Dhe zakonisht i besohet heshtjes.
    Sepse heshtja është autoritet.
    Është pushtet mbi emocionet.
    Shpjegimi duket si shpërthim emocional.
    Sa më pak emocione publike, aq më shumë dukesh në kontroll.
    Prandaj liderët që duan të duken të fortë zakonisht nuk e tregojnë historinë e tyre.
    Ata e lënë tjetrin të flasë dhe vetë mbajnë qetësi institucionale.
    Ai që hesht duket misterioz.
    Ai që flet duket naiv.
    Dallimi është i thjeshtë:
    Politikani institucional flet për procese, institucione dhe vendime.
    Politikani emocional flet për marrëdhënie personale, zhgënjime dhe komplimente.
    Dhe gjithkush e kupton dallimin.
    Prandaj komandantja supreme nuk duket në gjendje t’i komandojë as emocionet e veta.
  8. Çka thotë horoskopi
    Për ironi, kjo dinamikë nuk është e panjohur as në marrëdhëniet personale.
    Nëse e analizojmë nga aspekti që kam qejf unë, Dashët (si Kurti) hyjnë në skenë me deklarata të mëdha, dramatike dhe teatrale, grandioze dhe të papritura.
    “Presidentja e shekullit XXI.”
    Mua më ka ndodhur një përvojë e tillë nga një Dash “Poet”, i cili hyri në skenë si hero i dashurisë, me komentin e parë publik:
    “A bëhesh gruaja ime e parë dhe e vetme?”
    Ne i marrim seriozisht këto fjalë.
    Sepse për ne fjala është kujtesë.
    Dhe ata e dinë – ose mendojnë se e dinë – ku është thembra jonë e Akilit.
    (E kam edhe unë atë thembër, por nuk e tregoj… pa më vrarë.)
    Pra, për ne fjala është kujtesë.
    Për ta është moment… poetik.
  9. Ligji i prishjeve
    Dhe ndoshta ky është ligji i pashkruar i shumë prishjeve – qoftë në politikë, qoftë në marrëdhënie private:
    Njëri e merr seriozisht atë që është thënë dikur.
    Për tjetrin, fjalët i merr era.
  10. Emocionet – shpërthejnë
    Kur dikush flet me vrer dhe nervozizëm, zakonisht është në vuajtje të mëdha.
    Presidentja Osmani u shfaq e lënduar emocionalisht.
    Tregoi se nuk ka individualitet, as vetëbesim… dhe sikur vuan sepse Kurti nuk e konsideron më “Presidente të shekullit XXI”.
    Ajo flet si grua, e jo si Presidente.
    Unë do ta kisha ndaluar me ligj mashtrimin emocional dhe do ta kisha dënuar me burg, njësoj si vjedhjen – ndoshta edhe si vrasjen fizike.
    (Bile edhe vetëmashtrimin e kisha dënuar, tash kur më kujtohen gabimet e mia… e marra.)
    Të ishte burrë, do të përshkruhej si pasionant, i vendosur, trim…
    Por pasi gratë gjykohen për emocionet e tyre – sekreti është të mos i shfaqësh ato “thi ndjenjash” që të tradhtojnë.
    Ndërsa e mira e së mirës është – të mos i ndjesh fare.
    Sepse nuk mund të jetë e suksesshme dhe e besuar një grua emocionale.
    Bile, me shpërthimet e saj emocionale i ka frikësuar të gjithë ata që kanë menduar ta afrojnë në partitë e tyre.
  11. EPILOG: Dita – Nata
    Megjithatë, dhelpra i frikësohet dritës, sepse është nokturne.
    Në terr – të lë pa fjalë.
    Ama në dritë… nesër.

    P.S.
    Nuk po ju tregoj çfarë më tha më pas ‘Poeti’, se pastaj… mërziteni për fatin tim.

    AUTOKRITIKË: Pjesërisht e pafajshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit