Kjo nuk pritej për Vedat Muriqin nga mediumet turke, spanjolle e italiane 

Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka befasuar të gjithë jo vetëm në Spanjë, por e ia minimizuar tejmase gjasat për titull Real Madridit.

Mediumi turk “Fanatik’ ka befasuar me një titull bombastik për futbollistin tonë, anëtar i Mallorca-s.

“Sot e gjithë Evropa po flet për Vedat Muriqin, Ia rrëmbeu titullin Real Madridit”, është titulli i mediumit turk.

“Në javën e 30-të të La Liga, u përballën Mallorca dhe Real Madrid. Real Madridi, favorit në këtë takim kundër Mallorca-s që lufton për mbijetesë, pësoi një goditje të madhe duke humbur me rezultat 2:1.

Sulmuesi nga Kosova Vedat Muriqi, që la gjurmë në këtë ndeshje, u bë emri më i përfolur në Evropë.

Në javën e 30-të të La Ligës, Mallorca, që po përpiqet të largohet nga zona e rënies, priti në stadiumin “Son Moix” ekipin pretendues për titull, Real Madridin.

Skuadra vendase fitoi 2:1, me golat e Manuel Morlanes në minutën e 41-të dhe të Vedat Muriqit në minutën 90+1. Duke zhvilluar një sezon mbresëlënës, sulmuesi Muriqi arriti në 19 gola në kampionat.

Golin e Real Madridit e realizoi Eder Militao në minutën e 88-të. Për ekipin mysafir, futbollisti turk Arda Güler e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti për 72 minuta.

Me këtë rezultat, Mallorca doli nga zona e rënies dhe u ngjit në vendin e 17-të me 31 pikë. Ndërsa Real Madridi, të cilit iu ndërpre seria prej tri fitoreve radhazi, mbeti me 69 pikë, duke rënë 4 pikë prapa Barcelona, që ka edhe një ndeshje më pak”, shkruan media turke.

Lotët e Muriqit pas golit

Vedat Muriqi, i cili nuk i mbajti dot lotët pas golit, deklaroi: “Edhe pse nga jashtë mund të dukem shumë i fortë dhe i ashpër, jam njeri dhe ndonjëherë emocionet më pushtojnë.

Humba një penallti në minutën e 90+2 (në ndeshjen kundër Elche CF), pastaj humba mundësinë për të shkuar në Kupën e Botës dhe për të realizuar ëndrrën më të madhe të jetës sime. Ishim në epërsi 1:0, pastaj u barazua në minutën e 88-të dhe papritur erdhi goli, një gol i madh, dhe kaluam në epërsi 2:1, me golin tim.”


Reagimi i mediave evropiane

Goli i Vedat Muriqit u bë temë kryesore në mediat evropiane.

Media italiane “La Gazzetta dello Sport” shkroi: “Vedat Muriqi, me golin e tij, ka shkatërruar ëndrrat e Real Madridit për titull.

Sulmuesi nga Kosova shënoi golin që e çoi Mallorca-n në fitoren  2:1 në minutat shtesë. Ai realizoi golin e 19-të në La Liga dhe praktikisht ia mori titullin Real Madridit, duke ia dorëzuar Barcelonës”.

Në raportim u theksua gjithashtu se, edhe pse kishte një periudhë jo të mirë në kampionatin italian, karriera e tij mori drejtim shumë pozitiv pas transferimit në Spanjë:

“Ai u rilind me transferimin te Mallorca dhe shumë shpejt u bë një nga lojtarët më të dashur për tifozët.”
 

Ndërkohë, gazeta spanjolle “Marca’, në artikullin me titull “Muriqi i dha fund shpresave të Real Madridit për titullin në La Liga”.

“Vedat Muriqi shpërtheu në lot menjëherë pasi shënoi golin që tronditi si kreun ashtu edhe fundin e tabelës në La Liga”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit