Prej disa ditësh, në rrjetet sociale po qarkullon lajmi për një lidhje të mundshme mes këngëtares së njohur nga Shkupi, Kanita Suma, dhe Besar Metës, djalit të ish-çiftit politik Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Aludimet nisën pas një deklarate të Kryemadhit gjatë premierës së filmit “Me Fat”, ku ajo konfirmoi se djali i saj është në një romancë, pa zbuluar identitetin e partneres.
Vajza në fjalë dyshohet të jetë pikërisht Kanita Suma, ndërsa raportohet se marrëdhënia mes tyre vazhdon prej kohësh dhe konsiderohet e qëndrueshme.










