spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Kjo ishte vajza që dërgonte foto nga Beogradi për Kombëtaren e Kosovës në rrethimin e hekurt

Kanë kaluar gati tetë vite nga një prej historive më të pazakonta. 

Kombëtarja e Kosovës U-20 në hendboll (vajzat) u stërvit për herë të parë në Kovilovo, një qendër sportive në periferi të Beogradit, në zemër të Serbisë.

Ishte hera e parë që Kosova zhvillonte stërvitje në territorin serb. 

Image

Stërvitja e trajnerit Faruk Shala me kombëtaren e Kosovës U-20 në Kovilovo, 22 mars, 2018

Situata u tensionua shpejt, pasi një grup tifozësh famëkeq si “Delija”, nisën protesta, ndërsa vendi ku qëndronte kombëtarja e Kosovës ishte i rrethuar nga xhandarmëria serbe.

Stërvitja u mbajt nën drejtimin e trajnerit Faruk Shala, me vajzat e Kosovës të rrethuara nga forca të shumta sigurie. 

Në tutat sportive shkruante Kosova, ndërsa xhandarmëria kujdesej për çdo lëvizje. 

Për arsye sigurie ishte dhënë urdhër i prerë që asnjë fotografi të mos shpërndahej nga ato momente delikate.

Megjithatë, nga rrethimi i hekurt, ku “as miza nuk mund të depërtonte”, dikush po dërgonte foto.

Në Federatën e Hendbollit të Kosovës nisën dyshimet se fotografitë po dërgoheshin nga trajneri, të cilit iu tërhoq vërejtje që të mos shpërndante asnjë material për media për shkak të rrezikut.

Askush nuk e mendonte se pas fotos ishte fizioterapeutja nga Kosova, Erlinda Hakaj, e cila, në mënyrë tinëzare dhe me guxim të jashtëzakonshëm, po dërgonte fotografi nga vendi i ngjarjes, duke dokumentuar një moment historik nën rrethimin e xhandarmërisë serbe.

Pas stërvitjes në Kovilovo, Qeveria e Serbisë, me në krye Aleksandar Vuçiqin, nuk lejoi zhvillimin e ndeshjes mes Serbisë U-20 dhe Kosovës U-20, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror.

Ky ishte veprim skandaloz nga Serbia.

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) e dënoi Serbinë për pengimin e zhvillimit të ndeshjes dhe u anulua turneu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit