spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Kjo është viktima e dytë e aksidentit fatal në Fushë Kosovë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy persona, përfshirë një të mitur.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se mbrëmë pas orës 22:00, është raportuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse dy personave që gjendeshin në të.

Viktimë e rastit është 27-vjeçarja Heroina Haliti – Aliu, e cila drejtonte automjetin.

Viktima e dytë e rastit është: Anita Vrellaku, 17-vjeçare, që ishte pasagjere.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetimore, për të bërë ekzaminimin e plotë të vendit të aksidentit.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.

Rasti është iniciuar si “Aksident trafiku me fatalitet” dhe hetimet janë në zhvillim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit