spot_img
spot_img
Wednesday, December 31, 2025
spot_img
spot_img

Kjo është vajza që u gjet e vdekur bashkë me Endrit Lajqin në vilë në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pejën pasditen e 30 dhjetorit 2025, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda një vile në rrugën e KFOR-it.

Gazeta mëson se vajza që u gjet e pajetë është Makfirete Bytyqi, rreth 29-vjeçare, e cila ndodhej në të njëjtin objekt me Endrit Laiqin, rreth 23-vjeçar. Trupat e tyre janë gjetur në ambientet e quajtura “Villat 03”, pasi menaxheri i objektit ka dyshuar se të njëjtit nuk po reagonin.


Sipas informatave zyrtare, rreth orës 15:10, menaxheri i villave ka njoftuar policinë, pasi që kishte vërejtur dy personat në dhomë dhe kishte dyshuar se janë pa shenja jete. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka njoftuar ekipin e emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e të dy personave.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe strukturat më të larta policore në rajonin e Pejës, përfshirë zv.drejtorin rajonal, shefin e hetimeve rajonale, komandantin e stacionit policor, si dhe prokurorin e Krimeve të Rënda. Vendi i ngjarjes është ekzaminuar nga hetuesit dhe forenzika.

Në orën 18:40, Mjekësia Ligjore ka bërë tërheqjen e trupave për obduksion, me urdhër të prokurorit kompetent.


Shkaqet e vdekjes për momentin mbeten të panjohura, ndërsa hetimet janë në vazhdim për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit