Gjyqtari i Departamentit Special, Ngadhnjim Arrni, është emëruar kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Arrni ushtron funksionin e gjyqtarit në këtë institucion që nga viti 2019, ndërsa gjatë kësaj kohe ka qenë i përfshirë në trajtimin e disa prej rasteve më të komentuara në vend.
Në mesin e tyre është rasti i Enver Sekiraqës, i dënuar me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza. Në fund të këtij procesi gjyqësor, Sekiraqës i ishte hequr masa e arrestit shtëpiak, çka më pas çoi në arratisjen e tij. Pra, shkalla parë e kishte lënë të lirë kur ndaj tij ishte shpallur aktgjykimin dënues.
Po ashtu, Arrni ka qenë pjesë e trupit gjykues në rastin e njohur si ai i “400 kilogramëve kokainë”, të gjetur të fshehur në ngarkesat e mishit të bardhë. Ai ka marrë pjesë edhe në shqyrtimin e rastit të vrasjes së rëndë në fshatin Gradicë, ku babë e bir humbën jetën pasi u qëlluan nga fqinji i tyre.
Në përputhje me obligimet ligjore, Arrni ka deklaruar pasurinë e tij. Nga formulari i dorëzuar për vitin 2024 rezulton se ai posedon prona të shumta, përfshirë tokë, shtëpi, banesa, vilë, lokale dhe veturë vlera totale e të cilave kap shifrën prej 1,371,300 euro.

Ndërkaq pasur të paluajtshme ai deklaroi se ka:

Theksojmë se paraprakisht, kryetarja e Komisionit Vlerësues, gjyqtarja Drita Rexhaj, bëri të ditur se kandidatët që plotësuan kushtet formale dhe u propozuan për kryetar të Gjykatës janë gjyqtarët Ngadhnim Arrni, Kushtrim Shyti dhe Alban Ajvazi.
Më pas, në procesin e votimit të fshehtë, Arrni mori 8 vota pro, asnjë kundër, ndërsa anëtari Artan Abazi abstenoi.
Deklarimin e plotë të pasurisë, të kryetarit të sapozgjedhur të Gjykatës Themelore në Prishtinë e gjeni KËTU.








