Kjo është “hisja” e PDK-së në koalicionin me Përparim Ramën në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zyrtarizuar sot marrëveshjen e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës, duke emëruar Besiana Musmuratin në pozitën e nënkryetares së Komunës.

Por kjo nuk është e vetmja “hise” e PDK-së në marrëveshjen e re të bashkëqeverisjes në kryeqytet.

Gazeta mëson nga burime të mirëinformuara brenda Komunës së Prishtinës se PDK-së, përveç postit të nënkryetares, do t’i takojnë edhe gjashtë drejtori komunale.

Sipas burimeve, PDK pritet të marrë drejtimin e: Drejtorisë e Transformimit; Drejtorisë së Shërbimeve Publike; Drejtorisë së Arsimit; Drejtorisë së Sportit; Drejtorisë së Kulturës; Drejtorisë për Parqe dhe Hapësira të Gjelbra.

Leutrim Retkoceri do ta udhëheqë Drejtorinë për Shërbime Publike.

Arianit Elshani do të jetë drejtor i Drejtorisë për Arsim.

Nora Gagica, drejtoreshë në Drejtorinë për Transformim, kurse Granit Geci drejtor për Sport.

Isah Mustafa do ta udhëheqë drejtorinë për Kulturë, kurse Albana Gjonbalaj, drejtorinë për Parqe.

Ndryshe, në njoftimin për zyrtarizimin e bashkëpunimit, Rama tha se ky partneritet politik me PDK-në ka për synim zhvillimin e Prishtinës dhe realizimin e projekteve strategjike në interes të qytetarëve.

“Po fillojmë një bashkëpunim të ri politik në Kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim zhvillimin e Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të Kosovës”, ka shkruar Rama.

Ai shtoi se Musmurati sjell përvojë të gjerë institucionale dhe ndërkombëtare, duke vlerësuar angazhimin e saj në diplomaci, politika publike dhe menaxhim institucional.

Zyrtarizimi i koalicionit vjen vetëm disa orë pasi Lidhja Demokratike e Kosovës kishte mohuar publikisht ekzistencën e një marrëveshjeje me PDK-në për bashkëqeverisje në Prishtinë.

Në komunikatën e lëshuar gjatë mëngjesit, LDK kishte deklaruar se “nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në dhe asnjë parti tjetër politike në Prishtinë për bashkëqeverisje”, duke theksuar se strukturat zyrtare të partisë nuk kanë qenë pjesë e asnjë procesi ndërpartiak për marrëveshje politike.

“Çdo marrëveshje tjetër nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të LDK-së dhe nuk krijon obligime politike për partinë”, thuhej në reagimin e tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit