Një ngjarje e rëndë që ka prekur opinionin publik ka marrë një tjetër dimension, pasi janë bërë të ditura detaje për viktimën që humbi jetën në Gjakovë.
Siç mësohet gruaja që humbi jetën është Sabrije Rogova (68-vjeçare), e cila mbrëmjen e së shtunës ra nga ura në rrugën “Ymer Pula” dhe, përkundër përpjekjeve për ta shpëtuar, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
E ndjera fillimisht ishte nxjerrë nga uji nga një qytetar dhe ishte dërguar me urgjencë në spital, por gjendja e saj ishte përkeqësuar dhe më pas kishte ndërruar jetë.
Sipas informacioneve, ajo vuante nga sëmundje të rënda, përfshirë kancerin e gjirit dhe sklerozën.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.









