Zbardhen detaje të reja nga rasti i një vjedhjeje të rëndë që kishte ndodhur muaj më parë në Pejë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndue Perlleshi”, ku nga një kasafortë ishin zhdukur një shumë e madhe parash.
Pas një pune intensive operativo-hetimore, më 21 prill është arrestuar e dyshuara Arjanita Broqi, rreth 45-vjeçare.
Siç mëson Sinjali, ajo dyshohet se ka vjedhur nga kasaforta e viktimës A. B., rreth 48-vjeçar një shumë prej rreth 176 mijë e 900 dollarë amerikanë dhe 3 mijë e 750 euro.
E dyshuara është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim për 48 orë.
Aktualisht ajo ndodhet në Qendrën e Ndalimit, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.









