spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Kjo është gjendja shëndetësore e policit që u plagos në Fushë Kosovë

Një polic i Kosovës që ishte jashtë detyrës zyrtare ka mbetur i plagosur sot në Fushë Kosovë si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri mes dy pronarëve të ‘Rent a Car’.

Siç ka mësuar Gazeta i plagosur mbeti polici Misin Krasniqi – i cili kur ndodhi rasti ishte kalimtar rasti.

Ai tash është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.

Për gjendjen e tij ka folur drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla. Ai ka thënë se gjendja e viktimës është stabile.

“Është në gjendje stabile. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe jemi në pritje të rezultateve”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit