spot_img
spot_img
Monday, March 9, 2026
spot_img
spot_img

Kjo është gjendja e legjendës së futbollit të Kosovës

President i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar legjendën e futbollit Shemsedin Abazi.

Ai ka qenë ndër sulmuesit më spikatur në vitet e 70-ta dhe të 80-ta.

Cila është gjendja e tij?

“Sot isha për vizitë të një nga emrat më të mëdhenj të futbollit të Gjilanit dhe Kosovës, legjenda e futbollit tonë, Shemsedin Abazi, i njohur si Shema, i cili ndodhet i shtrirë në spital për trajtim mjekësor.


Shema ishte ndër sulmuesit më të spikatur të futbollit kosovar në vitet ’70 dhe ’80, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me paraqitjet e tij me klubet gjilanase dhe me përfaqësimin e futbollit të Kosovës.

Shpejtësia, driblimet dhe instinkti i tij për gol e bënin atë një nga lojtarët më të dashur për tifozët dhe një figurë që gjithmonë do të mbetet pjesë e historisë së sportit tonë.

Gjatë kësaj vizite pata mundësinë të bisedoj me Shemën për karrierën e tij të lavdishme, por edhe për sfidat me të cilat po përballet sot, si në aspektin shëndetësor edhe atë ekonomik.

Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë pranë figurave që kanë dhënë shumë për futbollin tonë, sepse respekti dhe kujdesi për legjendat është detyrim moral dhe institucional.

Shemës i uroj që ta kalojë sa më shpejt këtë sfidë shëndetësore dhe të rikthehet në mesin e familjes dhe shoqërisë, teksa shpresoj që së bashku me institucionet dhe komunitetin sportiv do të gjejmë mënyra për ta mbështetur në këtë periudhë të vështirë.

Legjendat nuk harrohen kurrë!”, ka shkruar Ademi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit