Kjo do të jetë top 10-shja e LDK-së, emra të njohur mbesin jashtë

Emra të njohur të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbetur jashtë top 10-shes pas marrëveshjes për bashkim me listën e Vjosa Osmanit.

Lista e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit kryesohet nga ish-presidentja Osmani, ndërsa pas saj radhitet kreu i partisë, Lumir Abdixhiku.


Në pozitën e tretë do të jetë Kujtim Shala, ndërsa numrin katër do ta mbajë Doarsa Kica-Xhelili.

Osmani do të ketë edhe tre emra të tjera në top 10-she. Albena Reshitaj do të mbajë numrin shtatë, kurse Jeta Statovci numrin nëntë.


Kjo do të jetë 10-shja e LDK-së.

Vjosa Osmani;
Lumir Abdixhiku;
Kujtim Shala;
Doarsa Kica-Xhelili;
Lutfi Haziri;
Jehona Lushaku-Sadriu;
Albena Reshiti;
Ukë Rugova;
Jeta Statovci;
Anton Quni.
Partitë politike kanë afat që deri sot në ora 23:59 të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.


LDK-ja nuk e ka lënë në 10-shen e parë Hykmete Bajramin, njërën prej kandidatëve më të votuara në zgjedhjet e kaluara, si dhe as ish-kryeministrin Avdullah Hoti.

Larg në listë ka mbetur edhe Arben Gashi, i cili në këto zgjedhje do të mbajë numrin 28.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit