Së fundmi, aktori i njohur dhe ish-finalisti i BBVA 3, Julian Deda, ka bërë një sondazh në llogarinë e tij në Instagram, duke vënë përballë njëra-tjetrës dy nga vajzat më të komentuara të këtij edicioni të BBVA: Brikenën dhe Selinën.
Pyetja për ndjekësit ishte mjaft e drejtpërdrejtë: “Cilën shihni në finale??”.
Në këtë votim masiv online, i cili zgjati 24 orë, morën pjesë mbi 30 mijë ndjekës, duke treguar një interes të jashtëzakonshëm për dinamikat e shtëpisë.
Rezultatet kanë folur qartë në favor të Selinës, e cila ka arritur të grumbullojë 57% të votave (mbi 17,400 vota), duke lënë pas Brikenën me 43% (rreth 13,200 vota).









