spot_img
spot_img
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Kishte shumë komente që po e mbronte Elijonën, Leonora tregon nëse njihet me banoren dhe se pse e mbështet

Leonora Jakupi ka folur edhe për raportin e saj me Elijonën gjatë një interviste të fundit, pas diskutimeve të shumta në rrjet se po e mbronte atë në Big Brother VIP Kosova.

Ajo tregoi se kishte marrë shumë mesazhe lidhur me këtë çështje dhe se njerëzit kishin dyshime për një njohje mes tyre.

“Po, kam pasur shumë mesazhe. Madje kam pasur edhe mesazhe ‘a njiheni, a jeni te të njëjtin vend’. Unë s’e kam parë kurrë atë vajzë. Unë as nuk e kisha dëgjuar historinë që ajo e kishte treguar në një televizion tjetër, fare”, u shpreh këngëtarja.

Më tej, Leonora shtoi se pasi kishte marrë rolin si opinioniste, kishte filluar të hulumtonte për jetën e banorëve për t’i kuptuar më mirë.

“Në fakt, pasi e kam marrë këtë format, jam munduar të hulumtoj për jetën e gjithsecilit… dhe kur kam dëgjuar për historinë e saj, e cila konsideroj që për publikun nuk është treguar ndoshta as 20% e saj. Shumë e rëndë, unë kam zgjedhur realisht ta mbështes si femër. Në fakt, do të doja t’i mbroja të gjitha femrat që janë aty se janë shumë të paragykuara në publik”, tha ajo, duke theksuar se ka pasur ndjeshmëri për situatën e Elijonës.

E pyetur nëse beson në historinë që Elijona ka treguar, Leonora u shpreh qartë: “Besoj plotësisht pasi i di të dyja anët e medaljes”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit