Gazetarja e kronikës Anduena Llabani ka zbardhur detaje të forta nga vrasja sot në Shkodër. Në pranga ra Ragip Gila, i cili vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë.
Sipas gazetares, ai e kishte menduar me shumë detaje vrasjen, por i doli situata nga kontrolli. Sipas saj ai kishte dy armë si dhe mbante antiplumb në momentin e atenatit.
“Ende nuk ka një pistë zyrtare. Flitet për një dëshmi, ku vetë autori deklaron se ke vrarë sepse është ndier i fyer. Ajo që nuk u tha janë përdorur dy armë dhe jo një armë. Autori e ka organizuar deri në detaje, ku në çantë janë gjetur këpucë rezervë dhe bidona me benzinë. Ai ishte veshur nga veshkat dhe poshtë me antiplumb. Ai e kishte mirëmenduar situatën me kë do të përballej”, tha gazetarja.
Atentati ndodhi paraditen e sotme në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri.










