spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

“Kishe dijeni për puthjen mes Inës dhe Keijsit”, Françeska akuza Stelinës: U shtire publikisht

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Stelina, ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Big Brother Fan Club”, ku u rikthye në vëmendje pas eliminimit të saj nga gara. Ajo u largua nga shtëpia pas një nominimi të hapur për të gjithë anëtarët e grupit të kërcimit, si pasojë e dështimit të sfidës së vendosur nga Vëllai i Madh.

Gjatë diskutimit, u rikthye në fokus edhe dinamika e saj me Kejsin, një histori që nisi me disa afrime, por që nuk u konkretizua, sidomos pas hyrjes së Inës dhe formimit të një trekëndëshi brenda shtëpisë.

Në “Fan Club” u debatua veçanërisht për videon e puthjes mes Kejsit dhe Inës, e cila në prime-n përkatës kishte habitur Stelinën.

Sipas opinionistes Françeska Murati, reagimi i Stelinës kishte qenë i shtirur, pasi ajo kishte dijeni për videon.

“Unë e di që Stelina e di, pasi kam folur vetë me personin që i ka çuar videon”, deklaroi Françeska.

Ndërsa Stelina mohoi të kishte dijeni, pasi sipas saj, nuk i menaxhon vetë rrjetet sociale.

“Në fakt kam një staf që ma menaxhon Instagramin, pasi jam shumë e zënë me biznesin tim dhe rri nga ora 8 deri në 10 të darkës”, u shpreh ajo.

Megjithatë, kjo përgjigje nuk i bindi panelistët e emisionit, të cilët theksuan se shumica e personazheve publikë i menaxhojnë vetë profilet e tyre në rrjetet sociale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit