spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Kina në alarm me virusin ‘chikungunya’ – mbi 7 mijë të infektuar, aktivizohen dronë dhe rrjeta mbrojtëse

Autoritetet kineze kanë ndërmarrë masa ekstreme për të luftuar përhapjen e virusit chikungunya, i cili transmetohet nga mushkonjat dhe ka infektuar mijëra njerëz. Përveç përdorimit të rrjetave dhe spërkatjes masive, janë vendosur edhe dronë për të parandaluar rritjen e rasteve.

Deri të mërkurën, autoritetet raportuan mbi 7,000 raste të infektimit, kryesisht në qendrën jugore të prodhimit kinez, Foshan, që ndodhet rreth 170 kilometra nga Hong Kongu. Megjithatë, sipas autoriteteve, numri i rasteve të reja duket se po bie ngadalë.

Ekspertët e kanë cilësuar këtë si shpërthimin më të madh të chikungunya të dokumentuar ndonjëherë në Kinë.

“Ajo që e bën të shquar këtë ngjarje është se chikungunya nuk është raportuar kurrë më parë në Kinën kontinentale.”, tha Cesar Lopez-Camacho nga Universiteti i Oksfordit.

Sipas tij, kjo sugjeron se shumica e popullsisë nuk ka pasur imunitet paraprak, gjë që ka mundësuar përhapjen e shpejtë të virusit.

Ky virus shkakton ethe dhe dhimbje të forta në kyçe, duke ndikuar rëndë në shëndetin e të prekurve. Televizioni shtetëror kinez ka transmetuar pamje të punëtorëve që spërkasin rrugët, zonat e banimit, kantierët e ndërtimit dhe çdo vend ku mushkonjat mund të shumohen.

Për shkak të shpërthimit, Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një këshillë udhëtimi, duke rekomanduar që qytetarët amerikanë të marrin masa shtesë të mbrojtjes kur vizitojnë provincën Guangdong të Kinës, si dhe Bolivinë dhe disa vende në Oqeanin Indian.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit