spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Kina dërgon 74 aeroplanë drejt Tajvanit

Tensionet në rajonin e Indo-Paqësorit janë përshkallëzuar sërish, pasi Kina ka dërguar 74 aeroplanë ushtarakë drejt Tajvanit nga e enjtja në mbrëmje deri të premten në mëngjes.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit, 61 prej tyre kaluan “vijën qendrore” në Ngushticën e Tajvanit – një veprim që konsiderohet provokues dhe i pazakontë në përmasa të tilla. Aeroplanët u dërguan në dy grupe të ndara dhe u shoqëruan nga gjashtë anije luftarake kineze.

Lëvizja ajrore e Kinës vjen menjëherë pasi anija patrulluese britanike HMS Spey kaloi përmes Ngushticës së Tajvanit, në një veprim të konfirmuar dhe mirëpritur nga Ministria e Jashtme e Tajvanit si demonstrim i lirisë së lundrimit në ujërat ndërkombëtare. Britania e Madhe theksoi se kalimi u krye sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit.

Autoritetet kineze reaguan ashpër ndaj lundrimit të anijes britanike, duke e cilësuar një provokim që “minon paqen dhe stabilitetin” në rajon, dhe konfirmuan se trupat e tyre ndoqën nga afër operacionin.

Nuk dihet nëse vendimi i Kinës për të dërguar numër kaq të madh avionësh është një kundërpërgjigje ndaj kalimit të anijes britanike, por zhvillimet tregojnë një përshkallëzim të mundshëm të situatës në Ngushticën e Tajvanit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit