spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Kina dënon sulmet e SHBA-së në Iran: Shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, kërkohet armëpushim urgjent

Kina ka reaguar me kritika të ashpra ndaj Shteteve të Bashkuara pas sulmeve ajrore mbi objektet bërthamore të Iranit, duke i cilësuar ato si një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe si një faktor destabilizues për Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë zyrtare të publikuar në platformën X, Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës tha:

“Kina dënon me forcë sulmet e SHBA-së ndaj Iranit dhe bombardimin e objekteve bërthamore nën mbrojtjen e IAEA-s. Veprimet e tyre shkelin rëndë qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare“, raporton The Guardian.

Pekini paralajmëroi se ky veprim vetëm sa e përkeqëson situatën në rajon dhe shtoi thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm, me fokus në mbrojtjen e civilëve dhe kthimin në tryezën e negociatave.

“Kina u bën thirrje të gjitha palëve, veçanërisht Izraelit, të ndërpresin sulmet dhe të rikthehen në dialog. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me komunitetin ndërkombëtar për të mbështetur drejtësinë dhe për të punuar për paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme”, përfundon deklarata kineze.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit