Të Gjithë Kundër Albin Kurtit!
(Rituali i Dështimit Kolektiv)
Dje Albin Kurti tentoi të bëjë qeverinë.
Pa sukses.
Askush nuk pranon të bashkëpunojë me të. Pse?
- Ambasadorët e QUINT: kujdesen që askush të mos bashkëpunojë me Albin Kurtin.
- Opozita: sepse i ka bërë të ndjehen inferiorë.
- Arsyeja e tretë: Sekret. Po, kush dështoi më shumë?
- A jeni gati të më lexoni të gjithë… edhe ata që do të donin të mos kisha ekzistuar?!
1: “Memli: Mjeshtri i Dështimit Strategjik”
(VV vs PDK)
Albini: Mirë. Do ta votoni qeverinë time?
Memli: Kurrë. Kurrë, o burrë!
Nuk ka ofertë, nuk ka diskutim, nuk ka asgjë.
Albini: Por… nuk kemi folur ende për ndonjë ofertë?
Memli: Asnjë ofertë nuk ekziston. Edhe sikur të ekzistonte: Jo!
Albini: Po pse?
Memli: Nuk na duhet ndihma jote për të dështuar! Dështojmë vetë ne.
Situatë qesharake:
Memli mbante një tabelë me shenja Po / Jo / Nuk ekziston, dhe e çonte lart sa herë që Albini fliste. Albini përpiqej të gjente përgjigjen e duhur, por tabela gjithmonë e mashtronte.
2: “Lumiri: ‘Arkitekti i Refuzimit’
(VV vs LDK)
Albini: Ne jemi të gatshëm për dialog.
Lumiri: Po mirë, çfarë dialogu?
Albini: Dialog ku të gjithë na japin vota pa kushte.
Lumiri: Jo…Jo pa e lexuar librin tim të rregullave… që ende nuk e kam shkruar.
Situatë qesharake:
Lumiri mbante një libër të trashë me titull “Si të mos bashkëpunosh kurrë”.
Libri ishte i trashë… por kishte vetëm një faqe ku shkruante: “Jo.”
3: “Sekreti i Mullirit të
Braktisur”
(VV vs AAK)
Albini: Ramush, mund të bashkëpunojmë?
Ramushi: Jo! Asnjëherë. Kurrë.
Albini: …po nuk të kam ofruar asnjë ofertë!
Ramushi: E di! Prandaj e refuzoj paraprakisht!
Albini: Po mirë, çfarë dëshiron?
Ramushi: Nëse nuk më dëgjoni, të paktën mos më pengoni!
Dëshiroj që të mos ekzistosh, ose të dukesh sikur nuk ekziston.
Situatë qesharake: Ramushi rrëshqet mbi tapetin e parlamentit, ndërsa Albini përpiqej ta kapte para se të binte.
4: “Tri Votat e Shenjta”
(VV vs NISMA)
Albini: Fatmir, a po vjen me neve në qeveri?
Fatmiri: Ne po presim numërimin e votave.
Albini: Po veç 3 vota i keni!
Fatmiri: Pikërisht, dhe të tria janë shumë të çmuara. Me to mund të bëjmë revolucion.
Albini: Për çka?
Fatmiri: Për motivim moral! Pa neve nuk ka shumicë… morali!
Situatë qesharake: Limaj në mesin e dy deputeteve bjonde dukej si agjenti 003, numëronte votat si medalje dhe ia tregonte Albinit.
5: “Nikad, ćak ni tad!”
(VV vs Lista Serbe)
Albini: Mirë, si Lista Serbe, çka thoni ju?
Lista Serbe: Nuk flasim me ty.
Albini: A mund të përgjigjeni… apo nuk keni marrë mesazh nga Beogradi?
Lista Serbe: Mendimi ynë është se s’kemi mendim.
Albini: Pse jeni kundër meje, e jo edhe kundër opozitës?
Lista Serbe: Sepse ne jemi ekstremisht kundër çdo bashkëpunimi me ty!
Situatë qesharake: Lista Serbe e shikon Kurtin si “armik suprem” politik dhe përdor një glob të madh si sistem referimi strategjik.
6: “Kush Është Fituesi?”
- A jeni gati të më lexoni të gjithë… edhe ata që do të donin të mos kisha ekzistuar?!
- Opozita që nuk bashkëpunoi?
- Albini që ndoshta nuk deshi të kishte ndonjë partner?
- Populli që shkon sërish në votime?
Fitues: Humbësi.
Humbësit: Të gjithë, sepse duan të dështojnë më bukur se njëri-tjetri.
7: “Ambasadorët e QUINT në Zyrën e Regjisë”!
Ambasadorët e QUINT: - Mos u shqetësoni!
Ne jemi këtu të sigurohemi që askush të mos bashkëpunojë me askënd.
Sepse… demokracia! - Albini: E kush ka më shumë vota?
- Ambasadorët: Ne jemi këtu për balancë. Që mos të duket sikur dikush po fiton shumë… edhe kur fiton.
- Albini: Po unë prapë do t’i fitoj zgjedhjet!
- Ambasadorët: Po pra! Ky është skenari.
Monologu Final i Albin Kurtit
(Dritat skuqen, muzika dramatike ndizet… Albini del para publikut duke buzëqeshur)
Albini:
Popull i dashur!
Unë desha qeveri.
Desha aleatë.
Desha bashkëpunim… në letër.
Dhe vetëm nëse i zgjedh unë.
Unë jam njeriu më i refuzuar në vend…
dhe prapë më i votuari!
Shikoni ata:
Secili thotë “jo Albinit”
derisa vjen dita e zgjedhjeve,
pastaj… ju thoni “po Albinit”.
E unë?
Unë jam i juaji.
Më pyesin: A ke dështuar?
Jo, kurrë.
Çdo “jo” që marr më afron më pranë “po”-s që do të vijë.
Unë nuk jam i vetmuar, kam gjithë popullin që më sheh.
Sot nuk e bëra qeverinë.
Por nesër do t’ma jepni ju.
Se në këtë vend, edhe kur s’ka qeveri, ka Albin.
(Buzëqesh dhe mbyll dritën me telekomandë…) - P.S.
Nëse ndjeni se kam pak tension…
mos u shqetësoni.
Një komandant gojëmadh po më ndjek… në Facebook 😒






