- Populli shqiptar e ka atë shprehjen e çuditshme: ‘I ka hyrë vdekja në trup’ për dikë që çohet ‘peshë’ para se të vdes dhe kjo gjendje konsiderohet shenja e vdekjes së shpejt.
- Kam lexuar se çfarë ndodh kur njeriut i ‘hyn’ vdekja në trup.
- Përveç tjerash, njeriut i ndodh edhe një eufori…!
Duke e shikuar videon e djalit të vrarë nga policia në mënyrën më mizore, e pashë që para se ta vrisnin, atë djalë e kishte pushtuar euforia.
- Euforia e tij ishte aq e madhe, sa nuk e mbante toka…u afrohej kalimtarëve, kërkonte çare, kërkonte ndihmë, kërkonte shpëtim, kërkonte të ikte…nga vdekja.
- Kishte nevojë të papërmbajtur për afërsi, për shoqëri, ishte i humbur dhe i vetmuar në rrugën tij të fundit të jetës, rruga që ishte përplot njerëz që nuk i ndihmonin.
- Si ata që kanë shumë anëtarë të familjes por që vdekja i gjen vetëm.
- Djali njëzet e shtatë vjeçar, me shtatëdhjetë centë në xhep…vdiq më keq se vrasësit, më keq se diktatorët, më keq se kriminelët.
- E vrau shteti direkt para kamerave. Klithmave të tij askush nuk iu përgjigigj. Ishte i paarmatosur dhe i humbur.
- Desha t’i shkruaj Elvis Naçit, ta pyes se çka quhet me fe ‘vdekje e mirë’, dhe pse dikush vdes kaq keq!
- Pse krimineli vdes në gjumë, ndërsa një njeri i vetmuar vuan kaq shumë pa e bërë asnjë faj…,thërret për ndihmë, të gjithë e dëgjojnë e askush nuk i ndihmon.
- A është e shkruar vuajtja, apo ne vet, për qejf kërkojmë të jemi fatkqinj.
- Policët shqiptarë e vranë një djalë të trishtuar dhe të pikëlluar thellë.
- E vranë sepse janë vrasës.
Këta janë zullumqarë, janë kriminelë.
- Nëse nuk të vrasin fizikisht, të vrasin shpirtërisht dhe ta vrasin egon.
- Në familjet e tyre janë mizorë.
-Se…Në cilën shkollë policore policët mësohen të ta ndalin frymën e të ta vënë gjurin në qafë?
- Në cilën shkollë policore i mësojnë policët ti vrasin njerëzit me duar të lidhura!
- Në cilin shtet e sheh me sy vrasjen barbare të një djali të lidhur dhe të paarmatosur dhe shteti nuk e quan vrasje!
- Si quhen ata që xhiruan e nuk vrapuan t’i ndihmojnë nga banda kriminale policore!
- Kushdo që i mbron ata policë është vrasës.
Thjesht veç një vrasës i mbron vrasësit.
- Shteti i Kosovës ka krijuar polici kriminale.
- Sipas statistikave, profesioni që i tërheq më së shumti psikopatët është profesioni i policit.
- Sepse s’kanë ndjeshmëri, janë cinikë, janë të ftohtë dhe u pëlqen të jenë dominues në shoqëri.
- Mungesa e ndjeshmërisë dhe impulsiviteti i bën të përdorin forcë
të tepruar dhe të kënaqen kur i dënojnë dhe poshtrojnë qytetarët.
- Albin Kurti i ka quajtur ‘lapera’ policët (me të drejtë) por shumë prej tyre janë më shumë se lapera, janë kriminelë.
- Policët e Kosovës janë tërbuar dhe duhet t’i nënshtrohen testit të tërbimit, sepse asnjë dokument shëndetësor në Kosovë nuk është valid.
- Aty ka psikopatë të tmerrshëm që ëndërrojnë të vrasin!
- Kosova ua ka besuar armët këtyre policëve që po i shohim çdo ditë duke dhunuar, ofenduar, plagosur, mbytur dhe tani edhe duke vrarë.
- Duke e vrarë atë djalë të paarmatosur me duar të lidhura ata ndjenin qejf, ndjeheshin meshkuj, të fortë…sidomos ai polici vrasës agresiv që ia vuri gjurin në qafë, ai është kriminel në shpirt.
- Ky barbarizëm dhe kjo vrasje e tmerrshme u dokumentua me pamje.
- Si sillen këta policë vrasës kur nuk ka dëshmitarë dhe kamera!
- Dhe arroganca e policëve ka shkuar aq larg sa që ata e kanë fallsifikuar edhe të vërtetën që shihet dhe që ka ndodhur para shumë dëshmitarëve.
- Pse?
- Sepse çdo gjë kanë falsifikuar.
- Kjo është policia që ia ka vjedhur vetes në stacion policor gjurmët e krimeve.
- Nuk u bë e tillë me Xhelal Sveçlën…
Policia e Kosovës nuk e respekton zingjirin komandues, ka pas thënë i ndjeri B.Rexhepi, si ish ministër i policisë.
- Këta janë thjeshtë bandë e rrezikshme dhe e shthurur!
- Përveç kriminelë, janë edhe analfabetë. Ai polici që të riut ia vuri këmbën në qafë, ai e dinte shumë mirë që po e vriste, por ishte i pushtuar nga epshi dhe nevoja për të vrarë.
- Dhe nuk u përmbajt pa e mbytur…
- Nuk është vrasje pa dashje, është vrasje! – Ai donte ta vriste, dhe e vrau.
- Kosova ka degraduar në të gjitha aspektet.
- Qytetarët e Kosovës janë në rrezik edhe nga politika që po e zhbën shtetin, nga varfëria e tmerrshme dhe nga policia kriminale.
- Në Policinë e Kosovës janë tubuar psikopatët më të tërbuar…dhe analfabetët…
- Kjo është kultura e shqiptarëve, në çastin kur u çliruan u bën vrasës të vetvetes, dhunues, plaçkitës, hajna!
- Është popull që ka funksionuar vetëm në robëri.
P.S. Edhe më shtrigë se policët vrasës ishte mjekja gjakftohtë e cila as nuk iu afrua viktimës, doli nga autoambulanta ngadale, nuk i bëhej vonë, rrinte para viktimës e qetë, nuk i dha ndihmë, as nuk ia lëshoi sytë, kaq të pamëshirshme dhe psikopate e ka bërë vdekja që e sheh përditë.






