spot_img
spot_img
Wednesday, March 4, 2026
spot_img
spot_img

Kimete Berisha: Lojë e fortë

(Çka do kur s’do asgjë)

Në këtë lojë nuk fiton ai që luan më mirë. Fiton ai që nuk vërehet.

Dikush luan e nuk vërehet.

Dikush edhe s’luan – edhe e bën veten të dyshimtë, duket sikur luan.

Fiton ai që nuk vërehet…

Vetëvendosja tha: ua japim të gjithëve nënshkrimet për të kandiduar presidentë.

Askush nga opozita nuk i ka nënshkrimet, askush nuk ia pranon nënshkrimet

dhe

askush nuk ia pranon kandidatin e tij…

Pra, as nuk propozojnë kandidat të vetin për president,

as nuk ia pranojnë propozimin e tij.

As nuk kanë vota – as nuk duan ndihmë.

Asgjë nuk duan.

Se janë… të mërzitur.

Arbëria u betua para kamerave se ia japin Vjosa Osmanit 30 nënshkrime për të kandiduar…

Vjosa u përgjigj: po gënjejnë se s’mi japin.

Por nuk provon a po ia japin.

(Provo n’guxofsh.)

Sepse nuk i duhen 30 vota.

Pasi s’i ka 80 vota.

Pra, Albini i jep diçka që asaj nuk i mjafton.

E ajo hidhërohet me Albinin sepse ai s’ka vota sa ajo do.

Vjosa Osmani ka pritur që ta kandidojë partia, pjesë e së cilës nuk është.

Gabim.

Edhe nëse Vetëvendosje do ta propozonte për Presidente, Vjosa Osmani nuk do të duhej ta pranonte.

Ajo duhet të pavarësohet përsëri nga Albin Kurti, sepse Albin Kurti është pavarësuar…

Me zgjedhjet e fundit ka fituar më shumë se ç’ka fituar në zgjedhjet me Vjosën.

Dhe…

Askush nuk e ka lehtë.

Vjosa Osmani deri tani e ka pasur lehtë.

Por tani është e vetmuar politikisht.

Vetmia nuk është e keqe.

Është shans të tregojë se për herë të parë mund të krijojë diçka vetë, jo si deri tani: herë në shpinën e njërit, herë në shpinën e tjetrit…

Të krijojë diçka në mënyrë normale, pa tradhtuar, siç e ka zakon.

Deri më tani, Partia Demokratike po prin me mjerim politik: me deklarata të dëshpëruara dhe vetëshkatërruese.

Kjo parti ndjehet pashë.

Por hallin e ka fukara.

Prandaj veç heshtja do ta bënte të dukej normale.

Ti urdhëro.

Bëhu i madh.

Vendos.

Merre pushtetin.

Kush po të ndal…

përveç padijes, urrejtjes dhe së kaluarës.

Kjo parti jeton në të kaluarën.

Lidhja Demokratike (përjashto Hykmeten) ka mundësi të dallohet me qetësi dhe maturi…

LDK mund ta shpëtojë fakti se është duke jetuar në të tashmen.

Thuaj çfarë të duash, mashtroje veten, bëja qejfin vetes sa të duash…

Por e vërteta është se Albin Kurti po propozon “diçka”, sado që opozitës i duket “me hile”, dhe pse të mos ketë “hile” në politikë – ai hoxhë s’është…

Ndërsa opozita vetëm refuzon dhe proteston kundër fatit të vet.

EPILOG

Vjosa Osmani është e rrezikshme.

Por nuk është kreative në shamje.

Kësisoji do ta nis hakmarrjen politike:

“Ne e kemi një Khomein në Kosovë”, i thashë edhe Trumpit…

Alia s’ka vend këtu…

e kështu me radhë.

P.S.

Ku shkojnë njerëzit kur humbin…

dhe loti që rrodhi nga syri i djathtë.

AUTOKRITIKË: Kujdes, Saturni.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit