spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Kimete Berisha: Kujdes – Toka!

KUJDES: TOKA!

(Nga Prostituta te Toka e Zezë:

Evolucioni i Frikës)

Toka është përmendur publikisht.

Pa paralajmërim.

Pa protokoll.

Sipas burimeve, Glauku, pa leje,

i ka thënë një entuziasti në tubim

se opozitën do ta bëjnë tokë të zezë.

Menjëherë pas kësaj, u regjistrua panik.

Jo për gjuhën.

Për tokën.

Gratë e opozitës reaguan me shqetësim të thellë.

Toka e zezë u cilësua si kërcënuese,

anipse toka është e zezë që nga krijimi.

Fjalët u shpallën të padëmshme;

bartësi i tyre – i frikshëm.

Dialog i regjistruar gjatë një tubimi të grave

(në mes të duartrokitjeve):

Deputetja 1:

– A thua mund të bëhemi Tokë e Zezë pas 28 dhjetorit?

Deputetja 2:

– Ndoshta Glauku di diçka…

Deputetja 3:

– Jo, moj, çfarë. Askushi është ai, s’di gjë…

veç Zoti e di çka do të bëhet me neve!

Deputetja 4:

– Qysh e ka shkruar Zoti.

(Pauzë. Toka vazhdon të rrijë.)

Disa ditë më parë,

kur Sami Lushtaku i tyre

e quajti një deputete prostitutë,

institucionet raportojnë:

situata ishte stabile.

Toka atë ditë ishte e qetë.

Ekspertët e femrave sqarojnë:

të thirresh prostitutë pa qenë quhet folklor.

Të bëhesh tokë e zezë

(anipse s’mund të bëhesh as po të duash)

quhet apokalips politik.

Edhe pse, sipas shkencës,

askush s’është bërë tokë nga fjala.

Autoritetet fetare konfirmojnë se

as po të thoshte Glauku

“Ju lëshoftë toka”,

toka nuk do të lëshohej.

Sepse toka nuk reagon ndaj humorit.

Analistët e frikës vërejnë një trend të ri:

frikë selektive.

Reagojnë vetëm kur u duhet politikisht.

Heshtin kur heshtja i mbron.

Pse bëjnë kinse po tuten?

Ato kanë parë, dëgjuar

dhe krijuar drama

shumë më të rënda…

aso me katarsis.

Kjo frikë…?

Seriozish?

S’po ju ka hije.

P.S. Qytetarët këshillohen:

fjalët le të gjuhen lirshëm.

Sa më shumë.

Drama le të prodhohet.

Sepse Toka, sipas të gjitha gjasave,

do të rrijë ku është.

(Heshtje.)

LIVE nga TOKA

Gazetarja:

– A do të bëheni “e zezë” pas 28 dhjetorit?

Toka:

– Jam e zezë prej miliona vitesh. Kalon.

Gazetarja:

– A do të lëshoheni?

Toka:

– Jo. Ju po.

AUTOKRITIKË:

Rrafsh me Tokë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit