spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

KFOR: Përfundon dislokimi i përkohshëm i forcave rezervë në Kosovë

Me arritjen e rreth 70 veturave ushtarake dhe stafit mbështetës në kampin “Bondsteel” të premten, KFOR ka njoftuar se e ka përfunduar dislokimin e përkohshëm të forcave shtesë rezervë në Kosovë, me qëllim stërvitjeje.

Kontigjenti i Mbretërisë së Bashkuar, i përbërë prej më shumë se 350 trupash nga Garda Skoceze, do të kryejë stërvitje bashkë me personelin e KFOR-it.

“Ky aktivitet kryhet në baza të rregullta dhe ka për qëllim të rrisë gatishmërinë operacionale të KFOR-it dhe aftësinë e tij për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive zhvillimeve përkatëse të sigurisë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it të premten.

Pas përfundimit të stërvitjeve, Garda Skoceze do të kthehet në Britaninë e Madhe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit