spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

KFOR – Njësia e Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit në Kosovë bëhet me komandant të ri

KFOR ka njoftuar se sot është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të komandës së Batalionit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit, e cila u mbajt në Kampin “Film City” në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR shtohet se këtë ceremoni e ka drejtuar komandanti i këtij misioni Gjeneral Major Enrico Barduani.

‘‘Komandanti në largim, Nënkolonel Giovanni De Santis, ia dorëzoi flamurin e NATO-s Komandantit të ri, Nënkolonel Salvatore Salvaggio – të dy nga Ushtria Italiane ’’, thuhet në njoftimin e KFOR.

Postimi:

Sot, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani, drejtoi ceremoninë e ndërrimit të komandës së Batalionit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit, e cila u mbajt në Kampin “Film City” në Prishtinë.

Komandanti në largim, Nënkolonel Giovanni De Santis, ia dorëzoi flamurin e NATO-s Komandantit të ri, Nënkolonel Salvatore Salvaggio – të dy nga Ushtria Italiane .

Gjeneral Major Barduani shprehu mirënjohjen e tij për Nënkolonelin De Santis për udhëheqjen dhe përkushtimin e treguar, duke vlerësuar nivelin e lartë të gatishmërisë dhe profesionalizmit të personelit të njësisë. Ai gjithashtu i uroi suksese Nënkolonelit Salvaggio në detyrën e re.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në rolin e vet si reagues të sigurisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit