Policia Ushtarake e Karabinierëve, pjesë e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it, ka zhvilluar patrulla të rregullta në qytetin e Prizrenit.
Sipas njoftimit të KFOR-it, këto aktivitete kanë për qëllim ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe mbështetjen e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë.
KFOR ka theksuar se patrullimet e tilla janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të garantuar stabilitet dhe siguri në mënyrë transparente dhe të paanshme në të gjithë territorin.









