Kanë përfunduar ndeshjet e sotme në Europa League, ku janë mësuar edhe skuadrat që kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale.
Aston Villa ka deklasuar skuadrën e Bolognas me rezultat 4-0, duke siguruar kalimin tutje.
Fitore të madhe ka shënuar edhe Braga, e cila ka përmbysur rezultatin nga 2-0 në 2-4 ndaj Betis, duke siguruar kualifikimin.
Nottingham ka triumfuar 1-0 ndaj Portos, ndërsa më herët kalimin tutje e ka siguruar edhe Freiburg.
Skuadrat që kanë kaluar në fazën tjetër janë: Aston Villa, Braga, Nottingham dhe Freiburg.









