spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Këto janë rezultatet e tre Exit Poll-eve për Prishtinën

Sipas tri matjeve të para zgjedhore (Exit Poll-eve) të realizuara pas mbylljes së votimit për balotazhin në Komunën e Prishtinës, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, prin ndaj kundërkandidatit të LVV-së, Hajrullah Çeku, në të gjitha sondazhet e publikuara deri tani.

Exit Poll-i i Klan Kosovës e rendit Ramën në krye me 53.62% të votave, ndërsa Çeku rezulton me 46.38%.

Edhe UBO Consulting jep epërsi të ngjashme për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e vlerësuar me 54.1%, kundrejt 45.9% për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkohë, sipas Exit Poll-it të Baton Haxhiut, Rama ka marrë 52.8%, ndërsa Çeku 47.2% të votave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit